E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

E rëndë në Korçë, arrestohet për ngacmim seksual kirurgu i spitalit

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg Nikolla Nunka. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit. Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka. Top Channel