E rëndë/ I burgosuri për kultivim dr*ge pëson atak kardiak në paraburgim, ndërron jetë 54-vjeçari
Një 54-vjeçar ka humbur jetën pasi ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e paraburgimit të Vlorës. Viktima, Blerim L…ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike. Sipas informacionit paraprak, ai ka shfaqur probleme shëndetësore dhe ka pësuar infarkt, duke bërë të nevojshëm transportimin e menjëhershëm drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 54-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë. Në ambientet e Spitalit Rajonal të Vlorës ndodhen forca të policisë, ndërsa pritet kryerja e veprimeve procedurale dhe zbardhja e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
sot.com.al