E rëndë/ 76-vjeçari qëllon me thikë vëllain në arë gjatë punës, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

E rëndë/ 76-vjeçari qëllon me thikë vëllain në arë gjatë punës, i moshuari ndërron jetë rrugës për në spital

Një krim i rëndë brenda familjes ka ndodhur sot në Kavajë. Një sherr mes dy vëllezërve të moshuar ka degjeneruar në përdorimin e thikës, duke përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:30, në fshatin Agonas të Kavajës. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se dy vëllezërit, M. Rr., 76 vjeç dhe E. Rr., 74 vjeç, ndodheshin në arë ku po punonin së bashku për të mbledhur bazën ushqimore për blegtorinë. Për motive që ende mbeten të paqarta, mes dy të moshuarve ka nisur një konflikt i çastit. Gjatë përplasjes, 76-vjeçari M. Rr. ka nxjerrë një mjet prerës (thikë) dhe ka goditur disa herë vëllain e tij më të vogël. I plagosuri E. Rr. është transportuar me...