“E pamë Portin e Durrësit, Alabari deklaroi se kishte vepruar shpejt”/ Avokati: Rama shkatërron bizneset shqiptare
Avokati Gylsen Zhllima, në një intervistë në një studio televizive deklaroi se protestat po përcjellin një mesazh të qartë kundër mënyrës së qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se qytetarët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre dhe jo përshkallëzim të konflikteve. Sipas Zhllimës, protestat janë zhvilluar në mënyrë paqësore, ndërsa organizimi i emigrantëve shqiptarë është në rritje. “Mesazhi është i qartë. Qytetarët nuk pranojnë një kryeministër që nuk zgjidh hallet e shqiptarëve, por shkakton mosmarrëveshje, shpopullim dhe konflikt. Kemi parë që protestohet në mënyrë paqësore dhe sa më shumë organizohen emigrantët, aq më i madh bëhet reagimi kundër zotit Rama dhe Partisë Socialiste,” u shpreh ai. Avokati kritikoi gjithashtu qeverinë për mungesë reflektimi, duke deklaruar se disa ministra janë përballur me drejtësinë dhe se...
Burimi:
sot.com.al