E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

E akuzuar si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, ish drejtoresha Karçanaj paraqitet në SPAK

Ish-drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure (25 mars) në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK). E akuzuar nga organi i akuzës si pjesë e grupit kriminal në AKSHI, Karçanaj ndodhet me masë sigurie “arrest në shtëpi”. Hetimet për Karçanajn Mirlinda Karçanaj, drejtoresha jetëgjatë e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe personi që ka menaxhuar qindramilionë euro nga taksat e qytetarëve, u mor e pandehur dhe u vendos nën masën e sigurisë arrest shtëpie, bashkë me zëvendësdrejtoreshën Hava Delibashi. Tre biznesmenë, Andis Papa, Gëzim Hoxha e Rogers Rryta, u lanë në masë sigurie ndalim të largimit nga  vendi. Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë,...