Dyshohet se vodhën 3 milionë euro në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ndalohet drejtoresha, shefja e financës…

Dyshohet se vodhën 3 milionë euro në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ndalohet drejtoresha, shefja e financës…

Është ndaluar dje drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit Elisazbeta Mataj, së bashku me shefen e financës, Valbona Hoti dhe arkëtaren Paola Dana. Prokurori G. Frëngu ka nisur veprimet procedurale ku në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë bërë të mundur ndalimin e tre punonjëseve të akuzuara nga Posta Shqiptare për shkelje detyre dhe abuzim në vlera monetare. Dy ditë më pare pas një kontrolli të ushtruar brenda institucionit të Postës Shqiptare në Durrës u zbulua mungesa e rreth 3 milion eurove. Drejtoresha e postës u shkarkua nga detyra, ndërsa drejtuesja e sektorit të financës Valbona Huti Duni dha dorëheqjen. Me anë të një njoftimi zyrtar Posta Shqiptare njoftoi se pas disa verifikimeve të kryera u evidentuan parregullsi dhe shkelje në administrimin...