Dyshohen se kanë lidhje me botën e krimit, 10 oficerëve të policisë u hiqet certifikata e sigurisë
10 oficerëve, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues në Policinë e Shtetit, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit. Kjo e dhënë bëhet me dije nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë. Ky është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por...
Burimi:
sot.com.al