Dy operacione në 24 orë, Policia kap në Kavajë dhe Durrës dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të bashkëpunimit me autoritetet partnere europiane. Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar dy operacione të koduara, të cilat kanë çuar në arrestimin e dy shtetasve të kërkuar nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale. Njoftimi i Policise Vijojnë operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Finalizohen brenda 24 orëve dy operacione të koduara “Operacionalja 94” dhe “The Wanted”. Dy të arrestuarit kërkoheshin nga autoritetet italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. 1- Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në...
Burimi:
top-channel.tv