Dy fronte zjarri në qarkun e Elbasanit, era dhe temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve
Dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në qarkun e Elbasanit, ndërsa zjarrfikësit dhe strukturat e angazhuara po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Në malin e Dardhës, në Librazhd, zjarri vazhdon të jetë aktiv. Zjarrfikësit, së bashku me persona të tjerë të angazhuar në terren, po përpiqen të shuajnë flakët, por temperaturat e larta, era dhe terreni i vështirë po e bëjnë të vështirë neutralizimin e zjarrit. Ndërkohë, në ditën e tretë vijon zjarri në fshatin Shqiponjë, të njësisë administrative Stravaj, në bashkinë Përrenjas. Zjarrfikësit e Përrenjasit, së bashku me të gjitha strukturat e angazhuara, po punojnë për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen.
Burimi:
sot.com.al