Dy apartamente dhe një garazh, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e të dënuarit për trafik droge
Prokuroria e Tiranës ka vendosur sekuestrimin e dy apartamenteve dhe një garazhi në pronësi të shtetasit me iniciale A.A., i cili është dënuar me 10 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike. Vendimi është marrë në kuadër të një procedimi pasuror, pasi hetimet kanë evidentuar se të ardhurat e deklaruara nga A.A. dhe familjarët e tij nuk ishin të mjaftueshme për të justifikuar investimet e kryera në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Sipas Prokurorisë, ekspertiza kontabël ka konstatuar një mospërputhje të theksuar ndërmjet pasurive të zotëruara dhe burimeve të ligjshme financiare, duke krijuar dyshime të arsyeshme se këto pasuri janë siguruar përmes veprimtarisë kriminale. Në përfundim të hetimeve, është urdhëruar sekuestrimi i një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 66.33 m² dhe verandë prej 44 m²,...
Burimi:
sot.com.al