Duke e kërcënuar me thikë tentoi ta godiste dhe t’i merrte armën e shërbimit efektivit, zbardhet ngjarja në Tiranë
Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me tentativën për të goditur me thikë efektivin e policisë Loren Rama, nga shtetasi Dorian Kaso, si dhe për t’i marrë armën e shërbimit. Sipas policisë rreth orës 08:20, në afërsi të kthesës së Kamzës, 38-vjeçari në mënyrë të menjëhershme i ka vënë në fyt thikë që kishte me vete, policit që ishte në krye të detyrës, duke menaxhuar trafikun rrugor. Gjithashtu, 38-vjeçari ka tentuar t’i marrë efektivit, armën e shërbimit, por është neutralizuar dhe vënë menjëherë në pranga nga shërbimet e Policisë. Njoftimi i plotë: Tentoi të godiste me mjet prerës dhe t’i merrte armën e shërbimit një punonjësi të Policisë Rrugore në krye të detyrës, neutralizohet dhe vihet në pranga menjeherë autori. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë)....
Burimi:
top-channel.tv