“Duhet të vendoset drejtësia”/ Parlamenti refuzoi të hiqte imunitetin e Ballukut, Eurodeputetja fjalim për Shqipërinë

“Duhet të vendoset drejtësia”/ Parlamenti refuzoi të hiqte imunitetin e Ballukut, Eurodeputetja fjalim për Shqipërinë

Eurodeputetja holandeze, Tineke Strik, ka mbajtur një fjalim kritik në Parlamentin Europian lidhur me situatën aktuale në Shqipëri. Gjatë fjalës së saj, Strik u ndal te dy çështje jetike: dëmet e rënda mjedisore dhe mbrojtja politike që Kuvendi i bëri ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke refuzuar heqjen e imunitetit të saj për llogari të SPAK. Strik, e cila vizitoi Shqipërinë pak javë më parë, përshkroi gjendjen në terren në Vjosë-Nartë. Eurodeputetja e cilësoi si “të pakuptueshme” logjikën e autoriteteve për dhënien e lejeve të zhvillimit përpara se të kryhet vlerësimi i ndikimit në mjedis. Strik kritikoi qëndrimin e Kryeministrit Rama për vijimin e projektit dhe bëri të ditur se PE ka miratuar një amendament që kërkon shfuqizimin e ligjit dhe vendosjen e një moratoriumi, pasi kjo...