“Duhet të ndajmë shapin nga sheqeri”/Protesta, Lamallari: Ka prova se elementë të caktuar nuk kanë të bëjnë me agjendën

“Duhet të ndajmë shapin nga sheqeri”/Protesta, Lamallari: Ka prova se elementë të caktuar nuk kanë të bëjnë me agjendën

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari thotë se qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por theksoi se jo çdokush i cili merr mikrofonin dhe flet në protestë, përfaqëson interesa legjitime. Në një intervistë televizive, Lamallari u shpreh se prova që ka elementë të caktuar, të cilët nuk kanë të bëjnë me agjendën kombëtare. “Gjatë këtyre ditëve, ka pasur një mori reagimesh, duhet të ndajmë shapin nga sheqeri. Jo çdokush që merr mikrofonin aty, përfaqëson interesa legjitime. Kemi punën e agjencive ligjzbatuese, nga njëra anë është detyrë e policisë që të garantojë mbarëvajtjen e protestës, por edhe për të qenë vigjilentë. Për mua e rëndësishme, është që elementë të caktuar, provojnë se punojnë për agjenda të caktuara, që nuk kanë të bëjnë me agjendën kombëtare.”, theksoi ai.