“Duhet eficencë në hetime”/ Olsian Çela thërret në mbledhje prokurorët e rretheve

“Duhet eficencë në hetime”/ Olsian Çela thërret në mbledhje prokurorët e rretheve

Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në mbledhje kryeprokurorët e rretheve. Siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, takimi ka nisur në mëngjes dhe vazhdon ende pa praninë e mediave dhe po diskutohet për mënyrën si po drejtohen për hetimet probleme të ndryshme. Burime të pranishme në takim bëjnë me dije se Çela ka kërkuar eficencënë hetime, të raportimeve statistikore, angazhimin e oficerëve të policisë gjyqësore. Top Channel