Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj del nga qelia, GJKKO e lë nën arrest shtëpie

Dosja SASPAC/ Ermal Kurtulaj del nga qelia, GJKKO e lë nën arrest shtëpie

Me vendim të GJKKO, Ermal Kurtulaj është liruar nga qelia dhe është vendosur nën arrest shtëpie. Kërkesa e tij për zbutje të masës së sigurisë erdhi pas kthimit të dosjes për plotësim hetimesh në SPAK. GJKKO i la afat 30 ditë prokurores Elida Kaçkini të plotësojë hetimet duke i caktuar disa detyra. Kurtulaj akuzohet për korrupsion pasiv, shkelje në tendera, falsifikim dokumentesh, mashtrim me pasoja dhe mashtrim në bashkëpunim. Edhe ish-ministri Ilir Beqaj njëherazi ish drejtor i SASPAC pritet t’i drejtohet GJKKO për zëvendësim mase.