Dosja ‘Saspac’/ Beqaj kundërshton vijimin e paraburgimit: Po mbahem në burg pa fakte të reja konkrete

Dosja ‘Saspac’/ Beqaj kundërshton vijimin e paraburgimit: Po mbahem në burg pa fakte të reja konkrete

Ish Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, vazhdon të kundërshtojë vijimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ të caktuar ndaj tij në korrik të vitit 2024 lidhur me hetimin e SPAK për dosjen ‘Saspac” ku akuzohet se abuzoi me detyrën. Avokati i tij Ermal Yzeiraj ka shpërndarë sot në rrjete sociale një deklaratë të Beqaj ku ai argumenton se masa e paraburgimit nuk po mbështetet në fakte konkrete, koherente dhe proporcionale Ilir Beqaj akuzohet për pesë vepra penale , “korrupsion pasiv”, “shkelje e barazisë në tenderë”, “falsifikim dokumentash”, “mashtrim” në bashkëpunim dhe “mosdeklarim pasurie”. Deklarata e Ilir Beqaj 24 muaj karrusel arsyetimesh, por i njëjti përfundim: paraburgim Ky status nuk është debat për emrin e një personi, por për standardin me të cilin mbahet dikush...