Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Genc Ruli dëshmon: Pronarët kërkonin të drejtat e tyre, ja biseda në zyrë me…

Dosja “Partizani”/ Ish-ministri Genc Ruli dëshmon: Pronarët kërkonin të drejtat e tyre, ja biseda në zyrë me…

Ish-ministri Genc Ruli, ka dëshmuar në GJKKO lidhur me hetimet që po kryhen për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, Ruli ka sqaruar rolin e institucionit që ai drejtonte në vitin 2005, marrëdhëniet me Ministrinë e Mbrojtjes dhe takimet e zhvilluara në zyrën e tij me palët e interesuara. Ruli u shpreh se në vitin 2005, Ministria e Ekonomisë kishte rol mbikëqyrës dhe përgatitor në procesin e privatizimit. Ai theksoi se programi qeverisës i Partisë Demokratike në atë kohë kishte si synim parësor mbrojtjen e interesave të ish-pronarëve, duke u dhënë atyre të drejtën e parablerjes për pronat shtetërore. Ish-ministri pranoi se kishte dijeni që objekti ishte pronë private dhe tregoi se kishte pritur në zyrë palët për t’i dëgjuar....