“Dosja me 16 mijë faqe ndaj Ballukut është vetëm maja e ajsbergut”, gazetari Hoxha: Hetimi pasuror ka ecur!

“Dosja me 16 mijë faqe ndaj Ballukut është vetëm maja e ajsbergut”, gazetari Hoxha: Hetimi pasuror ka ecur!

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në një studio televizive ka komentuar zhvillimet e fundit mes politikës dhe drejtësisë në vend, duke u ndalur te hetimet ndaj ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin. Sipas Hoxhës, dosja hetimore ndaj Ballukut është voluminoze dhe hetimet janë shumë më të gjera se sa çfarë është bërë publike deri tani. “16 mijë faqet ndaj Ballukut janë vetëm maja e ajsbergut. Hetimi pasuror ka ecur shumë dhe ka disa çështje të tjera që janë nën hetim. Ndaj SPAK është i qetë”, u shpreh gazetari. Ai shtoi se deklaratat e drejtuesit të SPAK për dënime që mund të shkojnë deri në 35 vite burg tregojnë se hetimi ndaj ish-zv/kryeministres është i thelluar. Hoxha përdori edhe një metaforë për...