Dosja e grabitjes në Rinas përfundon në Kushtetuese, vëllezërit Çala kundërshtojnë Gjykatën e Lartë

Dosja e grabitjes në Rinas përfundon në Kushtetuese, vëllezërit Çala kundërshtojnë Gjykatën e Lartë

Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për çështjen e grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit, duke kundërshtuar vendimin e fundit të Gjykatës së Lartë. Kërkesa është depozituar zyrtarisht të hënën nga përfaqësuesit e tyre ligjorë. Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë shfuqizimin e vendimit aktual dhe rikthimin e dosjes për rigjykim. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses pretendohet se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar parimet e një procesi të rregullt ligjor dhe të drejtat kushtetuese të garantuara për të pandehurit. Çështja lidhet me grabitjen spektakolare në aeroportin e Rinasit, një nga ngjarjet kriminale që ka shkaktuar më shumë debat dhe vëmendje publike në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Grabitja në aeroportin e Rinasit ndodhi më 9 prill 2019 dhe...