Dosja/ Arrestimi i grupit të Igli Kamberit, si u dokumentua dorëzimi i 33 mijë euro nga Katania përmes përgjimeve telefonike
Pas vendosjes së masave nga Gjykata e Posaçme për grupin e Igli Kamberit, sa i përket personave të arrestuar në kuadër të hetimeve për pastrim parash, hetimet e SPAK kanë zbuluar detaje të reja nga përgjimet telefonike. Pasi mbërritën në oborrin përpara shtëpisë së Angelo Della Corte-s, në dosjen e disponuar nga Anila Hoxha për Top Channel, hetimet e SPAK dhe përgjimet telefonike ambientale në Ford C-Max të përdorur nga Alessio Maggio zbuluan detaje të sakta mbi dorëzimin e parave që ai kishte transportuar nga Catania. Paratë, të paketuar në tufa të njohura si “topa” ose “pako”, u nxorën nga vendi i fshehjes dhe u numëruan: 16 pako “të dyfishta”, secila me nga dy paketa, plus një pako të vetme, duke arritur në një total...
Burimi:
top-channel.tv