Dokumenti/ Projekti 4 mld USD në Zvërnec, zbulohen kush janë investitorët nga Katari
Projekti gjigant me vlerë rreth 4 miliardë dollarë që parashikohet të zhvillohet në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit ka investitorë nga Katari, sipas dokumenteve zyrtare të regjistrit të pronarëve përfitues. Të dhënat e publikuara në ekstraktin e Regjistrit të Pronarit Përfitues tregojnë se kompania “Albania Land Development”, e regjistruar në Shqipëri dhe e angazhuar në projekt, zotërohet nga dy shtetas të Katarit, të cilët kanë secili nga 50% të pronësisë indirekte. Sipas dokumentit, pronarët përfitues janë Mohamad Moataz Mhd Ruslan Alkhayat dhe Ramez Mhd Ruslan Alkhayyat, të cilët janë regjistruar si përfitues përfundimtarë të kompanisë. Dokumentet tregojnë se kontrolli mbi kompaninë realizohet përmes disa kompanive të regjistruara në Katar, ku përfshihen Assets International LLC, Assets Real Estate Development WLL, Assets Real Estate Ventures...
Burimi:
top-channel.tv