Do të ndante kokainën nga plehu organik në Frakull të Fierit, SPAK kërkon 14 vite burg për kimistin kolumbian
SPAK shpall pretencën për Samir Rosales Rodriguez, kolumbiani, i cili kishte rolin e kimistit që do të ekstradonte kokainën nga laboratori i Frakullës në Fier. Siç bën me dije gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, prokurori i çështjes, Adnan Xholi, kërkoi dënimin me 14 vjet burgim të Rodriguez dhe i tha gjykatës se autoritetet po presin ekstradimin e të pandehurit. Sipas hetimeve, Rodrigez udhëtoi nga Kolumbia drejt Greqisë e më tej në Malin e Zi dhe në Shqipëri. Detyra e tij ishte të nxirrte kokainën e përzier në plehu organik, sasia e së cilës llogaritet sipas SPAK të ishte afro 480 kilogramë. Ngarkesa hyri në Shqipëri në shtator 2022 dhe u dërgua drejt Frakullës se Madhe. Gjatë hetimeve, SPAK vëzhgoi kimistin dhe provoi se ai...
Burimi:
top-channel.tv