Do shiste tritol e granata, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Do shiste tritol e granata, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë

Një 52-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi u kap duke transportuar granata luftarake, tritol dhe kapsolla detonatore, të cilat dyshohet se do t’i shiste. Sipas Policisë, i arrestuari Petrit Çeça, banues në Fushë-Krujë, rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve. Ai u ndalua në rrugën “Kastriotët”, pasi u ndiq nga policia, te cilët e shtrinë në tokë për t’i vënë prangat siç shihet edhe në pamje. Gjatë kontrollit, policia gjeti dhe sekuestroi 2 granata dore luftarake, 2 ndezës granatash, 600 gramë lëndë plasëse (tritol), një pjesë e së cilës ishte e pajisur me 2 fitila dhe 2 kapsolla detonatore gati për shpërthim, si edhe 6 kapsolla detonatore. “Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”,...