Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

Djali i Joe Biden: Kushner e Ivanka Trump po ndërtojnë parajsë private në Shqipëri

Hunter Biden, djali i ish-presidentit të SHBA-së Joe Biden, ka sulmuar familjen e Donald Trump duke përmendur investimin e Jared Kushner dhe së bijës Ivanka Trump që do të bëhet në ishullin e Sazanit në Shqipëri. Hunter ka bërë një postim në platformën ‘X’ drejtuar një gazetarit amerikan Jake Tapper dhe sulmeve që ky i fundit ka bërë adresuar nënës së tij Jill Biden. Ai shkruan e fëmijët e Trump-it po bëjnë biznese duke cekur përveç çiftit Kushner-Ivanka, edhe Donald Trump Junior që ka marrë 620 milionë dollarë nga Pentagoni përmes një start-up ndërsa djali tjetër po nxjerr në bursë një kompani dronësh me vlerë 1.5 miliardë dollarë. Statusi i plotë: “Pra, që ta kuptoj mirë. Jake Tapper është i përqendruar te sulmet ndaj nënës sime. Ndërkohë, Jared Kushner dhe Ivanka...