Ditë e nxehtë dhe temperatura deri në 37 gradë/ Ja parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2026

Ditë e nxehtë dhe temperatura deri në 37 gradë/ Ja parashikimi i motit për sot, 10 korrik 2026

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas parashikimeve të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Ndërsa valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.