Ditë e ngrohtë dhe me diell, parashikimi i motit për sot

Ditë e ngrohtë dhe me diell, parashikimi i motit për sot

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare kalimtare përgjatë relieve malorë në lindje gjatë orëve të mesditës e pasdites. Reshje shiu të karakterit lokal me intensitet kryesisht të ulët përgjatë relieveve malore në lindje e jug. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.