“Dita e Europës, thirrje për ndryshim”/ Reagon Salianji: PD nuk mund të bëhet fituese, duke pasur në krye të njëjtin…

“Dita e Europës, thirrje për ndryshim”/ Reagon Salianji: PD nuk mund të bëhet fituese, duke pasur në krye të njëjtin…

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka përcjellë një mesazh në Ditën e Europës, 9 Maj, ku ka theksuar se “demokracia dhe ndryshimi janë vlera themelore të projektit europian”. Në reagimin e tij, Salianji ka lëshuar edhe një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj kreut të PD, Sali Berisha për të cilin shprehet se ndodhet prej 36 vitesh në drejtimin e partisë dhe nuk respekton normat demokratike të rotacionit dhe vendimmarrjes. Sipas Salianjit, Partia Demokratike nuk mund të përfaqësojë pritshmërinë e shqiptarëve për integrim europian pa një frymë të re dhe pa ndryshim real në lidership. “Dita e Europës nuk është thjesht një simbol, ajo është një thirrje për ndryshim. Partia Demokratike duhet ta përfaqësojë këtë pritshmëri të popullit shqiptar. Por këtë nuk mund ta bëjë kurrë duke...