Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë. Ata u stacionuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do të mbajnë fjalimet para se të marshojnë në rrugët e Tiranës.