Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Dita e 33-të e tubimit, protestuesit: Ramës i është sosur durimi, ne nuk dorëzohemi

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 33-të e protestës së njoftuar për në orën 19:00, pas asaj të mbajtur paraditen e kësaj të enjte para Kuvendit. Itenerari i ditës së sotme ishte po i njëjti, ku pas grumbullimit në sheshin ‘Skënderbej’, protestuesit marshuan në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku po mbajnë edhe fjalimet. “Sot, meqë kishte seancë plenare, vendosëm të ishim te Kuvendi për t’i thënë deputetëve që nuk jeni përfaqësuesit tanë. Në protestën e ditës së sotme i kishim lajmëruar qytetarët që të ishin të pajisur me vezë dhe miell për të goditur deputetët që nuk na përfaqësojnë. Protestuesit janë dhunuar nga policia private e Manjës, një nga protestuesit dyshohet se i është thyer hunda. Dukej se...