Dita e 21-të e tubimit, një grup protestuesish qëndruan edhe gjatë natës
Në Tiranë qytetarët kanë protestuar për të 21-tën herë mbrëmjen e djeshme teksa për orë të tëra janë mbledhur para kryeministrisë dhe kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit. Pjesë e kësaj proteste janë bashkuar edhe shqiptarë nga Diaspora, teksa me flamuj dhe pankarta në duar, ata kërkojnë të plotësohen kërkesat e tyre. Përpara Kryeministrisë, ata mbajtën fjalime, teksa bënë thirrje edhe për të qëndruar në shesh deri në largimin e Qeverisë. Një pjesë e tyre qëndruan deri në orët e para të mëngjesit poshtë zyrës së kryeministrit Rama, një pjesë e tyre vijojnë të qëndrojnë ende. Gjatë protestës ata kanë hapur flamurin shqiptar te Piramida, në thirrjet e tyre, ata i japin afat kryeministrit Rama për të dhënë dorëheqjen deri të dielën. Pjesë e kësaj...
Burimi:
opinion.al