Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 16-të, nis protesta e qytetarëve

Ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare në Tiranë, ku qytetarët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama. Fillimisht, protestuesit janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, nga ku pritet që më pas të nisin marshimin drejt Kryeministrisë. Tubimi vjen si vazhdim i protestave të ditëve të fundit, të cilat organizatorët thonë se kanë përfshirë një pjesëmarrje të gjerë qytetare dhe janë shtrirë edhe në qytete të tjera të vendit.