“Dil jashtë të flasim”/ U vra me thikë në fyt, zbulohen detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar Nurian Dalipaj në Itali, ngjarje që tronditi mbrëmjen e së dielës qytezën Vescovato, në provincën e Cremona-s. Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, gjithçka dyshohet se lidhet me motive pasioni dhe një konflikt që kishte nisur prej kohësh. Në trotuarin e rrugës “Via Bissolati”, përballë lokalit “Bar Centrale” dhe sheshit “Piazza Roma”, njollat e gjakut vazhdojnë të dëshmojnë vendin ku ndodhi përplasja fatale. Për ngjarjen është arrestuar 32-vjeçari Mattia Miraglia, me origjinë nga Sicilia, shofer dhe banues në Vescovato. Ai akuzohet se goditi me thikë në fyt Nurian Dalipajn, i cili humbi jetën pak më vonë në spital, ndërsa plagosi rëndë edhe vëllain 20-vjeçar të viktimës, duke e goditur në bark. Vetë Miraglia pësoi...
Burimi:
sot.com.al