Digjet shtëpia në Domen të Postribës, një nënë me dy fëmijë dyshohet se kanë mbetur brenda

Digjet shtëpia në Domen të Postribës, një nënë me dy fëmijë dyshohet se kanë mbetur brenda

Një shtëpi në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës është djegur ditën e sotme (29 korrik). Brenda kanë qenë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo. Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër, e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës. Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur. Efektivët zjarrfikës po mundohen të verifikojnë gjendjen e nënës me dy fëmijë, që sipas dyshimeve të para kanë humbur jetën sepse nuk përgjigjen.