Digjet banesa në Gjirokastër, dyshohet për shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm
Mëngjesin e sotëm një shtëpi në fshatin Zhulat, Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Në momentin e zjarrit në banesë nuk ndodhej njeri. Shërbimi Zjarrfikës ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve ndërsa janë regjistruar dëme materiale. Dyshohet që shkak i zjarrit të jetë një shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm të shtëpisë. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv