Digjet banesa dykatëshe në Lushnjë, dyshohet se zjarri nisi nga kondicioneri
Një banesë dykatëshe është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Fiershegan të Lushnjës, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur nga një kondicioner në katin e parë të banesës, i cili ka marrë flakë, ndërsa më pas zjarri është përhapur me shpejtësi edhe në katin e dytë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e plotë të vatrave të zjarrit, si dhe për zbardhjen e shkakut të incidentit.
Burimi:
ntv.al