“‘Diella’ është thjesht një guackë bosh, pa tru”/ Pedagogia Kele: Institucioni që e ndërtoi, është AKSHI grup kriminal

“‘Diella’ është thjesht një guackë bosh, pa tru”/ Pedagogia Kele: Institucioni që e ndërtoi, është AKSHI grup kriminal

E pranishme në tryezën e organizuar nga PD, me temë “Qeveria e Pasigurisë – Dështimi i Ramës dhe alternativa e opozitës”, Denisa Kele pedagoge e Fakultetit të Teknologjisë dhe Informacionit u ndal tek tenderat korrutivë të AKSHI-t dhe ministrja virtuale ‘Diella’ e cila u propagandua për të eliminuar korrupsionin në tendera, por ishte kjo agjenci që po manipulon tenderat. Denisa Kele: Praktikisht, qeveria e Edi Ramës na prezantoi dhe na promovoi Diellën si një softëare me inteligjencë shumë të lartë artificiale. Kjo ishte ministrja e parë me inteligjencë artificiale në botë. PR-i ishte fantastik. Shqipërisë iu bë një marketing shumë i mirë. Por sot unë do them një të vërtetë që nuk e kemi thënë vetëm ne ekspertët e teknologjisë, por tashmë po e thonë...