Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë e veçantë e revoltës

Diaspora vjen në protestën para Kryeministrisë/ Pankarta me firmat e shqiptarëve, simbolikë e veçantë e revoltës

Një prej pjesëmarrësve në protestën e 48-të para Kryeministrisë prezantoi një pankartë me firmat e shqiptarëve të diasporës, duke e cilësuar atë një simbol të mbështetjes për revoltën qytetare. Sipas tij, pankarta përmban firmat e shqiptarëve që janë larguar nga vendi, ndërsa u shpreh se ajo përfaqëson zërin e emigrantëve që, sipas tij, janë detyruar të emigrojnë. “Këtë pankartë e kam sjellë nga diaspora. Ajo mban firmat e shqiptarëve që janë detyruar të largohen nga ky vend. Është një simbol i revoltës qytetare dhe i mbështetjes së diasporës për këtë kauzë”, deklaroi ai. Protestuesi theksoi se lëvizja do të vijojë deri në përmbushjen e objektivave të saj. “Kjo është një rrugë pa fund. Jemi në ditën e 48-të dhe nuk do ta lëmë deri sa...