Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Dhunoi gazetarin gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar, emërohet zëvendësdrejtor i Policisë së Tiranës

Besmir Dervishi është emëruar në postin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, duke zëvendësuar Erion Ismailin, i cili aktualisht është nën hetim. Emërimi i tij është miratuar nga Ministria e Brendshme dhe është firmosur nga drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga. Dervishi ka një karrierë të mëparshme në strukturat e policisë në kryeqytet, ku ka shërbyer si shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, si dhe ka drejtuar Komisariatin Nr. 3 dhe Komisariatin Nr. 5. Emri i tij është shoqëruar shpesh me debate publike. Ndër incidentet më të njohura është përfshirja e tij në përplasje me deputetë dhe me gazetarin Alfred Lela gjatë aksionit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në media janë publikuar shqetësime...