Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Dhunohen 6 turistë italianë në Tiranë, rrëfimi tronditës

Një media italiane ka publikuar rrëfimin tronditës të gjashtë të rinjve nga Venosa, të cilët pretendojnë se pushimet e tyre në Tiranë u kthyen në një makth. Në dëshminë e publikuar nga Basilicata24.it, njëri prej tyre tregon se grupi u sulmua nga rreth 20 të rinj, të cilët, sipas rrëfimit të tij, i ndoqën, i qëlluan me gurë e shishe, i kërcënuan me thikë dhe dhunuan fizikisht një prej shokëve të tyre. Pas ngjarjes, të rinjtë vendosën të ndërprisnin menjëherë pushimet dhe u kthyen në Itali me fluturimin e parë të mundshëm. Artikulli i plotë: Një pushim i vështirë për t’u harruar për gjashtë të rinj nga Venosa (Itali), të cilët pas provimeve në universitet vendosën të kalonin disa ditë relaksi në Shqipëri. Por pushimet...