Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital

Dhunë në paraburgimin e Vlorës, biznesmeni i akuzuar për vjedhje në Itali përfundon në spital

Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction” Eduart Alikaj, i cili është i paraburgosur në burgun e Vlorës pasi akuzohet se ka vjedhur disa makineri në Itali, është dhunuar barbarisht në qeli. Mësohet se konflikti ka ndodhur rreth orës 15:35 të ditës së djeshme, në katin e dytë të paraburgimit, ku Alikaj ka pësuar dëmtime të rënda. Raportohet se në katin e dytë të “Godinës A” ka ndodhur një përplasje mes të paraburgosurve Ardit Koçi, Amarildo Toshkollari, Marsido Alushi dhe Beqir Selami, të cilët janë futur në dhomën nr. 11, ku ndodhej i paraburgosuri Eduard Alikaj, dhe kanë filluar ta godasin fizikisht. Bëhet me dije se Bebeto Basha, i arrestuar për shpërndarje droge, ka qenë iniciatori i këtij konflikti të rëndë. Ndërsa protagonistët e këtij konflikti mësohet...