Dhuna ndaj shefit të Krimeve në Sarandë, reagon Këlliçi: Tregon fuqinë e të fortëve të lidhur me qeverinë dhe…
Një ngjarje e rëndë që tregon fuqinë që kanë të fortët e lidhur me qeverinë dhe pafuqinë e uniformave blu, e cilëson nënkryetari i PD-së dhe deputeti Belind Këlliçi, dhunimin e shefit të Krimeve në Sarandë. Duke iu referuar lajmit të publikuar në media Këlliçi thekson se shefi i krimeve në Sarandë, i cili është futur për të shuar një sherr, “është dhunuar nga klima që Edi Rama ka krijuar në këto 13 vite, ku bandat që janë shtabet e tij elektorale në zgjedhje, funksionojnë mbi ligjin dhe nuk përfillin as policinë as shtetin”. Postimi i plotë i Këlliçit: Dhunimi i shefit të krimeve në Sarandë në krye të detyrës, siç raportojnë mediat, është një ngjarje e rëndë që tregon fuqinë që kanë të fortët...
Burimi:
sot.com.al