Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: Mbeti i plagosur një shtetas grek, të mbrohen…

Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec, ministria e Jashtme e Greqisë: Mbeti i plagosur një shtetas grek, të mbrohen…

Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me protestën e djeshme në Zvërnec, e cila u përfshi nga dhuna e ushtruar nga disa roje private, ndaj qytetarëve që janë kundër resortit që është planifikuar të ndërtohet në zonë. Athina zyrtare thotë se gjatë protestës mbeti i plagosur dhe një shtetas grek, duke nënkuptuar një anëtar të minoritetit grek në vendin tonë. Ministria greke thekson se Ambasada e Greqisë në Tiranë ndërmori menjëherë të gjitha veprimet e nevojshme për t’i ofruar shtetasit grek të gjithë asistencën e nevojshme konsullore dhe mjekësore. “Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e saj të fortë për incidentet e ndodhura dje, më 30 maj 2026, në Zvërnec të Shqipërisë, gjatë protestës së banorëve për të drejtat e tyre pronësore,...