“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

“Detektori i gënjeshtrave” mes një çifti të “çmendur”, nesër në Teatrin Kombëtar

Çubi Metka, Kejdi Gishto dhe Erdit Asllanaj, do të ngjiten nesër (12 Qershor) në skenën e Teatrit Kombëtar, me premierën e komedisë satirike “Detektori i gënjeshtrave”, nën regjinë e Valdrin Hasanit. Aktorët do të sjellin në jetë personazhe plot dinamizëm, kontradikta dhe situata komike që do e bëjnë publikun të qeshë, të reflektojë por dhe të përlotet ndërkohë, me dramat e fshehta, që mbart çdo personazh i kësaj vepre. Përmes këtyre personazheve dhe situatave familjare e intime, vepra nxjerr në pah se si gënjeshtrat e vogla, të padukshme, por të vazhdueshme, shndërrohen në mekanizma mbijetese, por njëkohësisht edhe në burim konfliktesh dhe krizash të forta emocionale. Në qendër të veprës – vënia në skenë e së cilës u mbështet nga Bashkia Tiranë – qëndron figura...