Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Autori në kërkim, dëshmon 31-vjeçari që u vetëdorëzua dje: U konfliktuam me Viktor Rucin për paratë e një ‘beach bar-i’

Detaje nga vrasja e biznesmenit në Sarandë/ Autori në kërkim, dëshmon 31-vjeçari që u vetëdorëzua dje: U konfliktuam me Viktor Rucin për paratë e një ‘beach bar-i’

Të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Sarandë i plagosuri, Kostandin Vogli, në dëshminë e dhënë para hetuesve ka deklaruar se konflikti me Viktor Ruçi, autorin e dyshuar të shpallur në kërkim, ka nisur për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me administrimin e një beach bar-i. Sipas dëshmisë së tij, Vogli ka treguar se më herët kishte qenë i arrestuar dhe, gjatë kohës që vuante dënimin, Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi, duke përshkallëzuar konfliktin mes tyre. Ai ka theksuar se përplasjet kishin në qendër ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti dhe moszbatimin e marrëveshjes që kishin pasur mes tyre. “Ne kishim një marrëveshje, por ai nuk e zbatoi. Pasi u burgosa, Ruçi nxori vëllain tim nga biznesi. Konfliktet tona nisën për paratë...