Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit”…

Der Spiegel: Nga revoltat masive për dorëheqjen e Ramës, te shpenzimi prej 4 mln eurosh në “minutën e fundit”…

Koncerti i reperit amerikan Kanye West në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave ndërkombëtare, teksa vendi prej 39 ditësh është përfshirë nga protesta masive. Në një analizë, media gjermane Der Spiegel e lidh organizimin e koncertit me situatën politike në Shqipëri, duke theksuar se si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe Kanye West janë figura që prej vitesh kanë qenë në qendër të polemikave publike. “Rama dhe Kanye West kanë ditur prej vitesh të tërheqin vëmendjen. Sot, të dy ndodhen në mes të kritikave”, shkruan media gjermane. Sipas artikullit, ndërsa dhjetëra mijëra qytetarë protestojnë prej javësh në Shqipëri duke akuzuar Ramën për korrupsion, autoritarizëm dhe afërsi me Donald Trump, Kanye West vazhdon të mbetet një figurë kontroverse në arenën ndërkombëtare për shkak të deklaratave të...