Deputetja e PL, Xhixho: Shqiptarët paguajnë si europianë, jetojnë me paga ballkanike! Nafta më e shtrenjtë e rajonit…

Deputetja e PL, Xhixho: Shqiptarët paguajnë si europianë, jetojnë me paga ballkanike! Nafta më e shtrenjtë e rajonit…

Partia e Lirisë thotë se shqiptarët shpenzojnë rreth 5 miliardë euro në vit vetëm për ushqime. Problemi është disproporcionaliteti mes çmimeve të ushqimeve që janë më të larta sesa mesatarja e BE, kurse të ardhurat përkojnë me 48% e kësaj mesatareje. “Pabesia e Ramës ndaj familjeve shqiptare: më shumë taksa, më shumë varfëri, më pak mirëqenie. Sot, rreth 5 miliardë euro shpenzohen çdo vit vetëm për ushqime. Plot 20.4% e PBB shkon për bukën e gojës, përqindja më e lartë në rajon dhe shumë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Ndërkohë, për arsim, shëndetësi, strehim apo një jetë dinjitoze mbetet gjithnjë e më pak. Paradoksi më i madh i keqqeverisjes është se cmimet në Shqipëri janë tashmë më të larta se mesatarja e Bashkimit Europian, ndërsa...