Deputetët e PD pengojnë seancën, Peleshi-Nokës: Mos më drejto gishtin mua!
Deputetët e PD bllokuan foltoren e Kuvendit duke mos lejuar ministrin Ferit Hoxha të raportonte lidhur me Konferencën Ndërqeveritare, një pikë kyçe për integrimin në BE. Ndërsa Peleshi i kaloi fjalën ministrit të Jashtëm, demokratët nuk u tundën nga vendi, ndërsa s’munguan as tensionet me kryetarin e Kuvendit. Flamur Noka: Turp të kesh! Niko Peleshi: Tërheqje vëmendje për Nokën. Gazment Bardhi: Ato 5 minuta pse i kërkuat? Niko Peleshi: Të qetësoheshit ju, për meditim. (I drejtohet Nokës) Gishtin mos ma trego mua asnjëherë. Mos ma drejto gishtin. Ju lutem lironi foltoren ju. Klevis Balliu: Kush je ti mo, kush je ti që prish seancën? Niko Peleshi: Si mund të bërtisni për rregulloren ndërkohë që jeni ngritur të gjithë po prishni seancën? Zoti Noka, seanca nuk...
Burimi:
sot.com.al