“Deputete e krimit!”/ Sara Mile tmerrohet nga vezët dhe domatet, shkon me truprojë në Kuvend

“Deputete e krimit!”/ Sara Mile tmerrohet nga vezët dhe domatet, shkon me truprojë në Kuvend

Protestuesit kanë pritur deputetët në rrugën pedonale që të çon drejt godinës së Kuvendit, duke i qëlluar me vezë dhe domate në momentin e mbërritjes për seancën plenare. Në shënjestër të protestuesve kanë qenë automjetet e disa ministrave dhe deputetëve të Partisë Socialiste. Në pamjet e publikuara shihet edhe deputetja e PS-së, Sara Mila, e cila shoqërohej nga një truprojë. Ky i fundit ka tentuar ta mbrojë nga vezët e hedhura në drejtim të saj, ndërsa protestuesit kanë shpërthyer në thirrje, duke e cilësuar si “deputete të krimit”. E gjithë zona përreth Parlamentit ishte nën masa të rrepta sigurie, me gardhe metalike të vendosura që nga kryqëzimi i “Rrugës së Elbasanit” dhe prani të shtuar të forcave të policisë. Protesta u shoqërua me përplasje mes protestuesve dhe policisë. Efektivët përdorën ujë me presion, ujë të përzier me piper dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, ndërsa protestuesit iu kundërpërgjigjën me vezë dhe domate. Gjatë tensioneve, disa qytetarë...