Dëme nga stuhia në Juglindje! Biznese nën ujë dhe bagëti të vrara nga rrufeja, probleme në Korçë e Pogradec
Ashtu siç ishte paralajmëruar nga meteorologët dhe specialistët e emergjencave civile, një stuhi e fortë përfshiu disa qytete të vendit. Në Elbasan reshjet e dendura kanë zgjatur për rreth 40 minuta, duke krijuar një shtresë të bardhë mbi rrugë dhe duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve. Emergjencat raportojnë 40 mm shi e breshër për 38 minuta. Disa bodrume u përfshinë nga uji ndërsa menjëherë ndërhynë ekipet zjarrfikëse. Po ashtu në qytet disa pemë u rrëzuan pa shkaktuar dëme. Sipas raportimeve stuhia përfshiu fshatrat përreth, por edhe bashkinë e Librazhdit dhe Përrenjasit. Në Korçë e rrethina po ashtu u regjistruar reshje të dendura breshëri dhe stuhi e shoqëruar me erë të fortë e cila zgjati vetëm pak minuta duke lënë pas dëme të...
Burimi:
sot.com.al