“Dëm të përjetshëm në fytyrë” Gazetarja denoncon mjeken e ftuar në podcastin e Ramës: U përdora si kavie, s’mbajti as përgjegjësi
Edi Rama, Ujeza Doshlani dhe Vilma Tafili TIRANË-Episodi i radhës në podcastin e kryeministrit Edi Rama, i përkiste operacioneve plastike. E ftuar për të folur në lidhje me ndërhyrjet estetike, ishte mjekja Vilma Tafili. Por ky episod për gazetaren Ujeza Doshlani nuk ishte aspak i këndshëm pasi, fiks një vit më parë ajo rrëfen se eksperienca personale me po të njëjtën mjeke ka qenë tronditëse. Duke ndarë dhe imazhe nga post-ndërhyrja me fytyrën e djegur, gazetarja ka rrëfyer historinë e saj. Doshlani shkruan se mjekja në fjalë, Vilma Tafili e ftoi për të marrë shërbime dhe përfundoi sipas saj, duke i sjellë dëme të mëdha në lëkurë. Gazetarja tregon se si shenjat e shkaktuara nga klinika “Repeat Clinic” ndikuan në pezullimin nga puna, dëmin psikologjik dhe një...
Burimi:
zeri.ai